Tregon analisti: Ja bashkëpunëtorët e Edi Ramës, Thaçi në Berlin doli antikombëtar

  • 05 maj 2019 - 07:33
Tregon analisti: Ja bashkëpunëtorët e Edi Ramës, Thaçi në Berlin doli antikombëtar

Ndërhyrja e Kryeministrit Edi Rama në çështjet e brendshme të Kosovës, vazhdon të ngjallë debat , sidomos pas përplasjeve dhe akuzave të fundit që shkëmbyen me njëri tjetrin dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj lidhur me Samitin e Berlinit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kishte akuzuar Edi Ramën se në Berlin bashkë me Hashim Thaçin e kishin vënë në pozitë të vështirë, duke i kërkuar heqjen e taksës para Merkelit e Macronit.

“Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron kanë nxitur një diskutim informal në holl mbi rifillimin e dialogut. Kam ndërhyrë vetëm njëherë, duke thënë se ata duhet të hynin vetë në proces. Me tutje i kane kërkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqë taksen, po thjesht te japë pëlqimin që taksa të pezullohet përkohësisht’’, kishte deklaruar Haradinaj.

E Rama i ishte kundërpërgjigjur Haradinajt, duke e quajtur gënjeshtar.

Por se Edi Rama po 'përzihet' në punët e brendshme të Kosovës dhe a ka të drejtë Edi Rama të flas për Kosovën, kur kjo e fundit ka përfaqësuesit e saj?

Lidhur me këto, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti politik, Arsim Haziri. Ai e cilëson absurde sjelljen e Edi Ramës rreth çështjes së Kosovës. Haziri shpreh pa kënaqësitë e përfshirjes së tij, madje duke dhënë akuza të drejtpërdrejta .

‘’Një ‘’përfaqësim’’i Ramës për Kosovën, gjykoj se vie nga bashkëpunëtorët e tij, presidenti Thaçi, Baton Haxhiu, si dhe ministri në detyrë i tij. Këta aktualisht përbëjnë mundësinë që ai padrejtësisht të intervenoj në disa çështje që realisht në rrafsh ndërkombëtar e nxjerrin si mjaftë të papërgjegjshëm’’, theksoi Haziri .

E sa i përket ndryshimit të qëndrimeve të Ramës rreth taksës, Haziri thotë se kjo është sa e dëmshme aq edhe negative . 

‘’Vet kryeministri Haradinaj, deklaroi se për pezullimin e taksës ekonomike, më shumë i bënin presion kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi, sesa presidenti Vuçiç. Kosova, ka përfaqësuesit e saj, madje në samitin e Berlinit, njëri prej tyre-presidenti Thaçi, me sjelljet dhe ligjërimin e tij, kishte dal antikushtetues dhe antikombëtar, ai fillimisht duhet ta përfundoj procesin e Vetting-ut, dhe avanicmin e proceseve ligjore në mënyrë që rastet e vjedhjeve të mos shtohen gjithandej, sesa të merret për disa probleme që realisht ekzistojnë edhe në Shqipëri’’, u shpreh Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)