Në Prizren ndahen 150 mijë euro për t’i rrënuar ndërtimet pa leje

  • 05 May 2019 - 07:52
Në Prizren ndahen 150 mijë euro për t’i rrënuar ndërtimet pa leje

Komuna e Prizrenit pritet të nënshkruaj këtë muaj kontratën e radhës.

Bëhet fjalë për rrënimin e objekteve dhe punimeve pa leje që gjenden në këtë komunë.

Për këtë plan Komuna ka paraparë periudhën kohore prej 36 muajve, ku përgjatë kësaj kohe, të gjitha ndërtimet dhe punimet që nuk janë të legalizuara do të rrënohen.

Vlera e parashikuar e kontratës është 150 mijë euro.

(Kosova Sot Online)