Kapen në lokal shpërndarësit e drogës, dy në pranga në Kurbin. Policia jep detaje

  • 05 May 2019 - 10:18
Kapen në lokal shpërndarësit e drogës, dy në pranga në Kurbin. Policia jep detaje

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia gjatë aksioneve kundër lëndëve narkotike në Kurbin.

Pas informacioneve në rrugë operative, janë arrestuar në flagrancë shtetasit .M.,29 vjeç, banues në Krujë dhe A.B., 25 vjeç, banues në Kurbin.

‘Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, te ushtruar në ambientet e një lokali në Kurbin, shërbimet e policisë u kanë gjetur  doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë shtetasi-Z.D.,35 vjeç banues në Shkodër.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve  të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale  “Prodhimi  dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(Kosova Sot Online)