29-vjeçarin shqiptar e vranë në burg, e fejuara rrëqeth me fjalët: Ishe dielli im

  • 05 May 2019 - 10:56
29-vjeçarin shqiptar e vranë në burg, e fejuara rrëqeth me fjalët: Ishe dielli im

Ergest Aliaj ishte 29-vjeçari me origjinë nga Librazhdi i cili mbeti i vdekur tre ditë më parë në burgun e Trikalasë.

Pas një sherri me një shtetas rus, i riu mbeti i plagosur me thikë në gjoks dhe këmbë. Rrethanat e këtij sherri janë ende të paqarta.

Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital i riu nuk mund t’u mbijetonte plagëve të rënda. Trupi i të riut shqiptar është dërguar në morgun e spitalit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për vijimësinë e hetimeve nga policia.

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë ka reaguar në rrjetet sociale edhe e fejuara nga Vlora e 29-vjeçarit.

Përmes një postimi vërtet prekës ajo shprehet:

Ti ishe dashuria ime, dielli im.”

Pas vrasjes së të riut një rrëfimi të dhimbshëm në lidhje me familjen ka bërë një nga të afërmit e tij. Sipas të afërmit 29-vjeçari nuk është e vetmja humbje e familjes Aliaj. Më herë atij i kanë ndërruar jetë dy vëllezërit e tij më të vegjël. Kjo tragjedi i vuri kapak njëherë e mirë dhimbjes së madhe të familjes Aliaj.

Rusi që plagosi për vdekje shqiptarin më 1 maj, tentoi të vetëvritej në ambientet e burgut të Trikallas pasditen e së enjtes. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Ndihmës së Parë në Trikala, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.

Ky nuk është rasti i parë që ndodhin këto lloj ngjarjesh të bujshme kriminale në burgun e Trikallas. Viktima kanë mbetur edhe shumë shtetas të tjerë shqiptarë.

Image
Image