Kosova nuk ka as tokë e as kohë për të paguar për llogaritë e Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës

  • 05 May 2019 - 11:10
Kosova nuk ka as tokë e as kohë për të paguar për llogaritë e Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës

Samiti i Berlinit vazhdon të analizohet dhe komentohet nga analistët në Kosovë dhe Shqipëri.

Lidhur me këtë ngjarje, analisti politik, Haki Abazi ka komentuar qëndrimet e tre krerëve Rama-Thaçi-Vuçiq për të cilët tha se i kanë shumë borxh Kosovës. Ai tutje ka paralajmëruar kryeministrin Rama se nuk duhet ta shfytëzoj Kosovën për të arritur synimet e tij drejt Evropës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Tre musketeret pa kale

Deshtimi i Rames per te bere Shqiperine gati per te qene shtet i se drejtes dhe demokraci e gatshme per te hyre ne negociata me Evropen, nuk mund ta paguaj Kosova me token e saj.

Nese Rama ben kurban Ditmir Bushatin dhe rrethohet nga kalamajt ne politiken e jashtme, kete faj nuk e paguan populli Shqiptar i Kosoves. Le t'ja shpjegoje Rama Shqiperise lehtesine me te cilen largoi Ditmir Bushatin dhe pamundesine e paaftesine per tu marre me Sajmir Tahirin.

Thaci eshte nje deshtak qe tentoi ta paraqiste Berlinin si nje ngjarje te parendeesihme por i doli dardhe me bisht.

Kosova nuk ka as toke e as kohe per te paguar per llogarite e Vucicit,- Thacit dhe Rames. Ne fakt qe te tre i kane borgj Kosoves shume.

Vasfije Krasniqi -Godman i ka futur qe te tre musketeret ne xhep

(Kosova Sot Online)