Sylë Tahirsylaj tregon se kur do të ndalen reshjet e shiut

  • 05 maj 2019 - 12:32
Sylë Tahirsylaj tregon se kur do të ndalen reshjet e shiut

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka paralajmëruar se java e ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm, me reshje shiu gjatë fillimit të javës, dhe me përmirësim në fund të kësaj jave.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore që janë në rrugëtim nga pjesa verilindore e rajonit dhe ato nga pjesa perëndimore. Si rrjedhojë moti është i ndryshueshëm me intervale të shkurta me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi gjatë ditës dhe do të përcjellën me reshje shiu.” tha Tahirsylaj.

Sipas tij, dy ditët e para të javës së ardhshme do të shoqërohen me reshje më intensive të shiut, ndërsa ato do të jenë më të dobëta gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte. E kjo sipas tij do të ketë efekte mjaftë pozitive për ambientin.

“Këto reshje do të jenë më intensive gjatë ditës së hënë dhe të martë dhe më pas do të ketë reshje më të dobëta deri ditën e enjte. Të enjten do të përfundojnë dhe do të ketë ngritje si të temperaturave minimale dhe atyre maksimale. Këto reshje kanë efekt pozitiv për kulturat bimore dhe për mbushjen e lumenjve” shtoi ai.

Ndërsa Tahirsyla tha se fundi i javës do të shënojë rritje të temperaturave, dhe largimin e reshjeve të shiut, “ato minimale do të jenë nga 5 deri në 7 gradë Celsius ndërsa ato më të larta nga 17 deri në 20 gradë Celsius.”

(Kosova Sot Online)