Surpriza e djalit për të atin e sëmurë do ju emocionojë: “Jetoje jetën për ne”

  • 05 May 2019 - 13:05
Surpriza e djalit për të atin e sëmurë do ju emocionojë: “Jetoje jetën për ne”

“Dua të të bëj të lumtur” sjell pranë publikut histori dhe surpriza emocionuese. Pak minuta më parë, Floriani tregoi pak nga historia e jetës sëë të atit të tij, Zefit të cilit edhe i dedikoi surprizën.

Si shumë prindër, Zefi ka sakrifikuar një pjesë të madhe të jetës së tij që fëmijët të ishin të lumtur dhe të mos i mungonte asgjë. Por fatkeqësisht, një ditë pësoi trompozë dhe pas saj, edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Në një jetë të kaluar në spitale, është e thjeshtë të humbësh energjinë pozitive dhe shpresën. Por për këtë arsye, Floriani ishte aty sot për të atin, edhe pse ai nuk e pristë këtë surprizë nga ai.

“Babi, unë kam ardhur këtu sepse në jetën time kam bërë shumë gabime. Por, ty nuk të kam parë kurrë të lumtur. Të premtoj se unë do të jem pranë teje kudo që të shkosh, ashtu siç të kam pasur unë ty. Të kam sjellë këtu për të të thënë që jam krenar që të kam baba dhe që të dua shumë, prandaj jetoje jetën për ne.”- u shpreh Floriani.

Image

(Kosova Sot Online)