E rëndë/ Përdhunohet një e mitur, rasti bëhet publik në Instagram

  • 05 May 2019 - 13:10
E rëndë/ Përdhunohet një e mitur, rasti bëhet publik në Instagram

“Përshëndetje. Ditën e djeshme, rastësisht u ndesha me një video në Instagram ku qartazi shfaqet skena e përdhunimit të një vajze 14 vjeçare në Shqipëri. Personi që kryen aktin është daja i djalit që filmon videon. Aty përmenden emrat e tyre dhe besoj identifikimi nga policia nuk do jetë i vështirë.”

Pra, bëhet fjalë për një video të postuar në një llogari në Instagram, ku tregohet në mënyrë të tmerrshme përdhunimi i një vajze të mitur. Një akt i tillë është jashtë mase shokues dhe mbi të gjitha kriminal. Në videon disa sekondëshe, shihet burri që përdhunon vajzën, e cila bërtet dhe i lutet të largohet, por abuzuesi nuk ndalon. Nga video, zbulohet dhe identiteti i personave ku abuzuesi quhet Klodi, ndërsa ai që filmon Leo.

Për shkak të përmbajtjes së rëndë dhe për të ruajtur identitetin e vajzës, videon nuk po e publikojmë, por Blitz.al do ta ndjekë çështjen duke e raportuar në organet përkatëse, duke shpresuar që të merren masa të menjëhershme.

Sipas nenit 101 të Kodit Penal, thuhet se: “Neni 101

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 16)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”

(Kosova Sot Online)