Mbi 80 të arrestuar për abuzim të fëmijëve në ShBA

  • 05 May 2019 - 15:08
Mbi 80 të arrestuar për abuzim të fëmijëve në ShBA

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se i kanë arrestuar më shumë se 80 njerëz në tetë shtete të ndryshme të ShBA-së për shkak të dyshimeve për abuzim të fëmijëve dhe detyrim të tyre për të marrë pjesë në prodhimin e materialeve pornografike.

Hetimi i emërtuar “Impakti Jugor III” ka zgjatur rreth katër muaj dhe është zhvilluar në Alabama, Florida, Georgia, Maryland, Karolinë Veriore, Karolinë Jugore, Virgjinia Perëndimore dhe Virgjinia.

Hetimet janë përqendruar më tepër te personat që janë dyshuar për prodhim të materialeve pornografike me fëmijë dhe që e kanë përdorur internetin për të rënë në kontakt me viktimat.

Gjatë hetimeve dhe arrestimeve, policia i kontrolloi 861 pajisje digjitale dhe i konfiskoi mbi 1600 pajisje të tilla. Katër nga 82 personat e arrestuar ishin të njohur për policinë sepse edhe më parë ishin dënuar për abuzim seksual.

Më shumë se 170 agjenci lokale dhe federale morën pjesë në këtë hetim. Mosha e të arrestuarve është nga 20 deri 70 vjeçare, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)