Zyra e Kryeministrit furnizohet me kimika, i kushtojnë 900 euro

  • 05 May 2019 - 15:58
Zyra e Kryeministrit furnizohet me kimika, i kushtojnë 900 euro

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka nënshkruar kontratën e radhës.

Kësaj here për t’u furnizuar me kimika e që buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar 900 euro.

“Furnizim me Set Kimikash me Logo për nevojat e ZKM-së “ është titulli i kontratës e nënshkruar më 17 prill të këtij viti.

Për këtë kontratë janë pranuar gjithsej tre tenderë, derisa fitues është “Europrinty”.

Tenderi me çmimin me të lartë kap shifrën 972 euro derisa është zgjedhur ai me çmimin më të ulët, pra 900 euro.

Në kontratë nuk specifikohet se për sa kimika bëhet fjalë.

(Kosova Sot)