Përdhunoi 10 vjeçarin dhe më pas e mbyti me lidhëse këpucësh

  • 05 May 2019 - 17:54
Përdhunoi 10 vjeçarin dhe më pas e mbyti me lidhëse këpucësh

Në vitin 2007 përdhunoi e më pas vrau një fëmijë vetëm 10 vjeçar duke e mbytur me lidhëse këpucësh.

Për ngjarjen makabre Shpëtzim Ziza u dënua përjetë. Por këtë të dielë ai ka tentuar sërish t’i vërë flakën qelisë së burgut në Fushë- Krujë, një orvatje të cilën e ka kryer deri më tani disa herë. Kësaj here Shpëtim Ziza ka marrë një sërë djegiesh në trup dhe është transportuar në spital. Kohë më parë i dënuari përjetë tentoi të vetëvarej por nuk ia arriti.

Ngjarja makabre e viti 2007

Vogëlushi Besim Çenga u zhduk pa gjurmë më 23 tetor të 2007-ën, ndërsa trupi pa jetë i 10-vjeçarit u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë pas 5 ditësh. Ai ishte fëmija i madh i shtetasit Ylli Cenga, banor i lagjes ‘Kamen’ të qytetit të Peshkopisë.

Sipas vendimit të gjykatës, Shpëtim Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi.

Shpëtimi, i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor e ka pranuar krimin asokohe, duke pohuar se e kishte përdhunuar vogëlushin dhe më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh.

(Kosova Sot)