Pamjet e reja të grabitjes në Rinas! Shikoni sesi hajdutët bëjnë “xhiro” në pistë të pashqetësuar

  • 05 May 2019 - 18:10
Pamjet e reja të grabitjes në Rinas! Shikoni sesi hajdutët bëjnë “xhiro” në pistë të pashqetësuar

Media publikon ekskluzivisht për herë të parë disa pamje brenda pistes së aeroportit të rinasit, gjatë supergrabitjes së rreth 6 mln eurove mesditën e 9 prillit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket që furgoni me mbishkrimin “ hetimi tatimor ” pasi shpërthen derën e zjarrfikseve, vazhdon rrugën në pistë i pashqetësuar nga askush.

Për të shmangur kontaktin me pasagjerët dhe patrullat e ICTS-së , furgoni i grabitësve kalon nga pas avionëve të parkuar për të mbërritur tek tek avioni ku po imbarkoheshin paratë drejt Vienës, i cili ishte i fundit në rradhë.

Në pamje duken mjetet e kompanisë private për sigurinë e aeroportit që lëvizin në drejtim të kundërt me grabitësit ndërsa nga hetimi ka rezultuar se strukturat e policisë kufitare rinas, janë vënë në dijeni të paktën 5 minuta me vonesë pas çarjes së rrethimit, raporton Vizion Plus.

Në këtë moment një furgon i policisë së rinasit me disa efektivë reagon menjëherë duke shkuar në drejtim të itinerarit të grabitësve por këta të fundit kishin dalë nga pista nga një portë tjetër fundore emergjence e aeroportit.

Gati një muaj pas supërgrabitjes së Rinasit 6 persona janë vënë në pranga , 5 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa një nga krerët e dyshuar të grupit Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Krahas zbulimit të autorëve hetimet pritet të nxjerrin në pah edhe pergjegjësine e koncesionarit dhe komapnisë për sigurinë brenda rrethimit ndërsa pas ngjarjes aeroporti u mor në kontroll nga policia e shtetit dhe forcat e ushtrisë të cilat vijojnë të ruajnë rrethimin e jashtëm.

(Kosova Sot)