Limaj u uron myslimanëve agjërim të lehtë

  • 05 May 2019 - 19:56
Limaj u uron myslimanëve agjërim të lehtë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit.

Limaj ka uruar që ky muaj, i cili është simbol i sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, të sjellë më shumë paqe, harmoni e begati në çdo familje.

Kryetari i Nismës përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka uruar agjërim të lehtë.

Postimi i Limajt:

Nesër është dita e parë e Ramazanit. Me këtë rast të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky muaj, i cili është simbol i sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, të sjellë më shumë paqe, harmoni e begati në çdo familje dhe të shërbejë për t’u afruar më shumë më njëri-tjetrin. Agjërim të lehtë!

(Kosova Sot)