Vendgrumbullimi i mbeturinave në Velekincë të Gjilanit rrezikon qytetarët

  • 05 May 2019 - 20:15
Vendgrumbullimi i mbeturinave në Velekincë të Gjilanit rrezikon qytetarët

Shenjat tregojnë për rrezikun brenda një vendgrumbullimi mbeturinash. E rreziku që është brenda këtij vendgrumbullimi i pati kushtuar me jetë 22 vjeçarit Elbasan Isufi.

Ai u shtyp nga një mjet i rëndë brenda vendgrumbullimit, kur ishte duke mbledhur mbeturina.

Madje ai thotë se Abdullah Hasani i ka borxh gjakun e djalit.

E rreziku i njëjtë i kanoset edhe personave të tjerë të cilët i afrohen këtij vendgrumbullimi.



Ani pse ka rrezikshmëri të lartë për mungesë të sigurisë edhe komuna fajëson kompaninë. 

Ndërkohë nga Policia e Gjilanit, thonë se asnjë person nuk e ruan këtë vendgrumbullim.

Por njëjtë nuk mendon edhe Abdullah Haxhiu, drejtor në Kompaninë për menaxhimin e vendgrumbullimeve në Kosovë, i cili thotë se komuna po e policia nuk janë bashkëpunues.

Abdullahu thotë se Komuna po inicion raste të tilla me qëllim ta marrë nën menaxhim vendgrumbullimin, duke thënë që nuk është përgjegjës për vdekjen e të riut.

Ndërkohë, Raporti i Avokatit të Popullit thotë se duhet të evidentohen problemet siç janë mos arritja e mbajtjes nën kontroll të vendgrumbullimit, depërtimi i lehtë i personave të paautorizuar, e në raste të shpeshta të fëmijëve duke e rrezikuar jetën e tyre.

(Kosova  Sot Online)