A do të mbahet mësim të hënën nëpër shkollat e Kosovës?

  • 05 May 2019 - 20:35
A do të mbahet mësim të hënën nëpër shkollat e Kosovës?

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, në mbrëmjen e së dielës, nëpërmjet së cilës ka mohuar se ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet mësim nëpër shkollat e Kosovës.

MASHT ka sqaruar “drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se, është i pavërtetë lajmi se nesër, e hënë (6 maj 2019) nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës”.

“Jozyrtarisht është lëshuar një njoftim kinse nesër nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës, duke përdorur logon e MAShT”, ka bërë të ditur MASHT.

“Ky lajm, i cili ka shkaktuar huti, është i pavërtetë. Pra, nesër, mësimi zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Kosovës”, thekson njoftimi.

“MAShT iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare për çdo gjë që ka të bëj me procesin mësimor dhe arsimin në përgjithësi”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)