Berisha: Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu tradhtarët e kombit

  • 05 May 2019 - 20:56
Berisha: Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu tradhtarët e kombit

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook, ka ndarë një foto nga ku shihen tre persona, dhe një mbishkrim.

Në këtë foto të shpërndarë, shihen të jenë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama dhe gazetari Baton Haxhiu.

Berisha përmes llogarisë së tij në Facebook thotë se këta janë tre tradhtarët e kombit.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në vazhdimësi ka qenë kundër idesë së presidentit Thaçi, dhe njëkohësisht edhe kundër atyre që përkrahën presidentin e Kosovës, Edi Rama dhe Baton Haxhiu. Ai ka thënë se tendenca e Serbisë për të krijuar precedent të shkëmbimit të territoreve është vazhdimësi e idesë për “Serbinë e Madhe” dhe nuk ka të bëjë me të drejta të serbëve të Kosovës.

 

(Kosova Sot)