Tre shokë shkojnë në bar dhe dehën plotësisht, s'do e besoni çmimin e faturës

  • 05 May 2019 - 21:37
Tre shokë shkojnë në bar dhe dehën plotësisht, s'do e besoni çmimin e faturës

Një bar ka bërë publike faturën e tre personave që kishin zgjedhur vendin e tyre për të bërë qejf.

The Fat Badger që ndodhet në Yorkshire, Britani të Madhe ka zbuluar se fatura e këtyre tre miqve ka arritur vlerën e 519.75 funtave gjithsej.

Në faturë përfshihen pije të ndryshme alkoolike dhe pije energjike RedBull. Gjithsej 85 gota me Jagermaister së bashku me Redbullët kushtuan plotë 340 funta. Por lista vazhdon. Katër birra Guiness, katër gjinë, tre gota Sambuca, tre gota verë, një gjirafë e birrës, double tequila e kështu me rradhë.

Nëse e shohim nga perspektiva e kalorive. Alkooli që këta tre meshkuj pinë ka verën e 50 hamburgerëve normal.

Image

Ajo çka lë përshtypje është fakti që ata e lanë lokalin për të vazhduar qejfin e tyre ende. Kjo ndodhi pasi burrat hargjuan të gjithë Jagermaisterin që ndodhej në lokal.

Andy Caine, që ishte një nga djemtë, thotë që ata nuk e kishin kuptuar se sa kishi pirë deri në momentin që iu erdhi fatura. Ai pretendon që nuk ka patur aspak kokëdhimbje ditën e nesërme.

“Ne blenim pijet tre nga tre. Duket si fëmijërore, por arritja jonë është për të u mburrur. Duhet shumë alkool për të më vënë në tokë.”, thotë Andy.

Menaxheri i lokalit ka vërtetuar lajmin duke thënë që djemtë i pinë me të vërtetë të gjitha ato pije. Ai gjithashtu tregoi faktin që kishte edhe ca pije shtesë që ishin dërguar në emër të lokalit për këta klientë.

(Kosova Sot)