Meta telefon Presidentin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut

  • 05 May 2019 - 21:52
Meta telefon Presidentin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut

Me rezultatet e deritanishme në votime, Stevo Pendarkovski do të jetë Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Mësohet se Presidenti Ilir Meta ka gjetur rastin që përmes një bisede telefonike ta urojë kandidatin e koalicionit qeverisës në Shkup për fitoren e tij.

Gjatë bisedës telefonike, Presidenti Meta ka uruar homologun e tij në Maqedoninë e Veriut për fitoren si dhe ka shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.

Kujtojmë se këtë të dielë në Maqedoninë e Veeiut u mbajnë zgjedhjet për Presidentin e vendit. Kandidatë ishin dy, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga social-demokrati, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së, që drejtohet nga Hristijan Mickovski.

Nga rezultatet e deritanshme, janë numëruar rreth 75% e votave dhe rezulton se fitues me 53.68% të tyre është Pendarovski.

(Kosova Sot)