Samiti i Berlinit, ja akuza e rëndë për Thaçin dhe Ramën: Ky është synimi i tyre

  • 06 May 2019 - 07:39
Samiti i Berlinit, ja akuza e rëndë për Thaçin dhe Ramën: Ky është synimi i tyre

Samiti i Berlinit ka nxitur përplasje të mëdha mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Ishte Haradinaj ai i cili kishte deklaruar se Rama, së bashku me Thaçin i kishin bërë presion më shumë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq për heqjen e taksës.

E, duke iu kundërpërgjigjur Haradinajt, Rama e quajti një gënjeshtër të madhe versionin e Haradinajt për Samitin e Berlinit.

E duke komentuar përplasjet Rama-Haradinaj, njohësi i çështjeve politike, Ramiz Bojaj thotë se Shqipëria në vend qe të dërgojë nota proteste kundër Serbisë, për shkak të qëndrimit fashist ndaj shtetit të Kosovës, kjo është bashkuar në vallen millosheviqiane, për prishjen e sovranitetit territorial, dhe zhbërjen e shtetit të ri.

“Në kohën kur Serbia ka shtuar agresivitetin e saj kundër Republikës së Kosovës, Shqipëria nën diktatin e Edvin Kristaq Ramës ka unifikuar politikën e saj me Beogradin. Shqipëria në vend qe të dërgojë nota proteste kundër Serbinë, për shkak të qëndrimit fashist ndaj shtetit të Kosovës, kjo është bashkuar në vallën millosheviqiane, për prishjen e sovranitetit territorial, dhe zhbërjen e shtetit të ri” është shprehur Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Rama është pjesë e ideve të shkëmbimit të territoreve

“Serbia përmes piunëve të saj Edi Rama e Hashim Thaçi synon të realizojë projektin millosheviqian për Serbinë e madhe, duke grabitur territore ndaj fqinjëve (veçmas ndaj territoreve shqiptare), ndërsa copat e mbetura (nga Serbia) t'i cilësojë si Shqipëri etnike. Serbia përmes 'kumarisë' me Edi Ramën ka forcuar pozicionin e vet kundër Kosovës, natyrisht duke u ndihmuar edhe nga mafiozët e Prishtinës, të cilët me idetë e tyre për shkëmbim territoresh, kanë avancuar planet e Millosheviqit për 'Ballkanin e ri', sipas koncepteve serbe e ruse”, shprehet ndër tjerash Bojaj.

Sipas tij, Samiti i Berlinit e dëshmoi edhe njëherë tezën se Rama flet për Shqipëri Etnike në Prishtinë, ndërsa punon për Serbinë e Madhe.

“Hashim Thaçi në Prishtinë, flet për luftën e UÇK-së, për betejat dhëmbë për dhëmbë me armikun, ndërsa jashtë Kosovës, avancon projektet serbe për zhbërjen e shtetit tonë dhe zvogëlimin e territoreve shqiptare’. Shqiptarët duhet të zgjohen nga letarxhia, të largojnë nga pushteti Edi Ramën e Hashim Thaçin, të cilët pas vete t'i marrin edhe falangat e përjargura të Stanishiqëve, Vuçiqëve, Putinëve etj., e bashkë më këto mbeturina të kombit të varrosen përgjithmonë idetë millosheviqiane për territore, për luftë, gjakderdhje e kufij të mëhallave etnike”, shtoi Bojaj.

Ai shpreh se çështja e përkohshme amerikane për Ballkanin, bëri që në Shqipëri e Kosovë të dalin në sipërfaqe falangat ruse.

“Falangat ruse iu bashkuan Aleksandër Vuqiçit, rreth idesë luftënxitëse putiniste për ndryshim kufijsh, shkëmbim territoresh, shkëmbim popullsish..projekt i vjetër Millosheviqian”.

Tutje, Bojaj shton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është kthyer në anën e kundërt të historisë duke zier në Tiranë politikat e Serbisë.

“Dhe këto fundërrina mafioze, hajdute e grabitçare, janë shpresë e madhe për armiqtë e kombit, rreth kurorëzimit të ambicieve të tyre grabitçare. Kur bota po ecë në globalizmin modern, rrugaqët e kombit tonë, bashkë më ujqërit mesjetar në Serbi, mëtojnë të ndërtojnë kufij monoetnik 'prej gardhi' në çdo mehallë minorene”, theksoi Bojaj .

“Serbia me qëndrime primtive antinjerëzore ka gjetur piunët e vet në gjithë hapësirën shqiptare. Edi Rama ose duhet të flasë mirë ose të heshtë, por duket se shpirti i shitur nuk rri rehat. Edi Rama e Hashim Thaçi janë deshmuar se janë të pabesë e dyfytyrësh”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ramiz Bojaj.

(Kosova Sot Online)