Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 06 May 2019 - 07:52
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të partive opozitare nga Republika e Shqipërisë të kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8.00 – vetëm pamje)

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) organizon manifestimin kulturo-artistik “Ditët e Artanës”. (Lokaliteti Arkeologjik “Kalaja e Artanës ” – Artanë (Novobërdë), ora 9.30)

Me rastin e 9 majit Ditës së Evropës mbahet konferencë për media e zëvendës shefit të Zyrës së BE-së Riccardo Serri. (Europe House, rruga UÇK 90, Prishtinë, ora 10.00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim një delegacion të partive opozitare nga Shqipëria. (Kabineti i kryeparlamentarit ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 22- vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, gjeneral major Luan Haradinaj. (Homazhe te shtatorja e Heroit Luan Haradinaj në Deçan, ora 10:30, homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” Gllogjan, ora 11:00)

Ambasada e Francës  në bashkëpunim me Shoqatën e Profesorëve të gjuhës frënge të Kosovës (SHPFK), organizojnë konferencën “Kosova, ashtu siç e kanë ëndërruar…”.  (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

Oda Ekonomike e Kosovës prezanton rezultatet e klimës të biznesit në Kosovë për tremujorin e parë 2019. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11.00)

Me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së akademik Fehmi Agani, Kryesia e LDK-së bën homazhe dhe vendosin kurora lulesh te varri i tij, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. (Ora 11.00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Takimin Gjithëpërfshirës për Lansimin e Themelimit të Tribunalit për Krimet e Serbisë në Kosovë.  (Salla e seancave plenare, ora 14:00)

Hapet ekspozita “Veronikë, 20 vjet …”  me fotografi të Hazir Rekës dhe me reportazhe të luftës. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 14.00)

Me rastin e Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian, do të zhvillojë aktivitet me temë diskutimi ‘Potenciali i Rinisë së Kosovës drejt BE-së’. (Fakulteti i Arkitekturës, “Modelarium”, ora 15:00 – 16:30)

Mbahet debat me Ajten Pllana, autore e librit “Tetëdhjetë vjet tregime”– tetëdhjetë tregime që përcjellin histori nga (Prishtina, Shkupi dhe Presheva) gjatë 80 viteve të fundit. (Aleanca Franceze e Prishtinës, ora 18:00)

Shefja e  Zyrës së BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova bën hapjen zyrtare të Europe House. (Europe House, rruga UÇK 90, Prishtinë, ora 18.30)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në natën finale të festivalit “Eshkë e Ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar heroit Luan Haradinaj. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla”, Deçan, ora 19:00)

Hapet NeoCinema_CH, retrospektivë e filmit bashkëkohor zviceran. (Kino Armata, ora 19.00)

Hapet ekspozita e piktores Jeta Kalaveshi “Velloja e Kujtimit si Dramë”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

(Kosova Sot Online)