Daçiq paralajmëron krijimin e një gjykate për krimet serbe në Kosovë

  • 06 May 2019 - 09:33
Daçiq paralajmëron krijimin e një gjykate për krimet serbe në Kosovë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq nuk beson se bashkësia ndërkombëtare do ta përkrahë krijimin e një Gjykate kundër krimeve serbe në Kosovë.

Ivica Daçiq nuk beson se iniciativa për krijimin e një Gjykatë për krimet e serbëve në Kosovë do të fitojë mbështetjen ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë ka thënë se paralajmërimet nga Prishtina rreth iniciativës së formimit të një Gjykate e cila do të merrej me krimet e serbëve në Kosovë, është përpjekje për të gjetur një baraspeshë me punën e Gjykatës Speciale.

“E kam të vështirë ta mendoj se bashkësia ndërkombëtare mbështet që në Kosovë të krijohet një Gjykatë e cila do të dirigjohej nga ish anëtarë të UÇK-së, tani politikanë, e që shumë lehtë mund të gjenden para Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së”, u shpreh Daçiq për “Novosti”.

“Unë mendoj se i vetmi synim është që të qetësohet opinioni kosovar në momentin kur duhet të priten thirrje të tjera për liderët e Uçk-së që të paraqiten para Gjykatës Speciale”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)