Për 24 orë në Kosovë shënohen 36 aksidente, lëndohen 15 persona

  • 06 May 2019 - 09:36
Për 24 orë në Kosovë shënohen 36 aksidente, lëndohen 15 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsejtë 36 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Policia ka njoftuar po ashtu se ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar gjithsejtë 819 gjoba kundërvajtëse.

(Kosova Sot Online)