Nëna vret të birin 3 vjeçar, e tmerrshme ku i fshehu copat e trupit

  • 06 May 2019 - 09:44
Nëna vret të birin 3 vjeçar, e tmerrshme ku i fshehu copat e trupit

Pritet dënimi për nënë nga Ariozna e cila vrau djalin e saj tre vjeçar dhe copat e trupit i fshehu në një kuti para shtëpisë.

Mbetjet e djalit të saj të vogël, Roman Barreras, u zbuluan brenda shtëpisë së saj nga qiradhënësi në mars 2014, kur filluan të pastrojnë pronën e zymtë pasi ajo u dëbua. Besohet se djali vdiq diku midis pranverës 2013 dhe janarit 2014.

Barreras e deklaroi veten fajtore për krimin, por mbrojtja e saj argumentoi se ajo ishte e varur nga droga dhe jetonte në varfëri.

Avokati tha se djali mund të kishte kancer para vdekjes, gjë që kishte kontribuar që ai të humbte peshë.

Megjithatë, prokuroria pohoi se Barreras e kishte lodhur qëllimisht djalin e saj dhe nuk lejoi askënd që të luanin, të bisedonin apo ta ushqenin.

Barreras ka katër fëmijë të tjerë, dhe “The Mirror” raporton se asnjëri prej tyre nuk u lejohej të kishin kontakt me më të voglin.

Departamenti i Sigurisë së Fëmijëve i Arizonës hoqi kujdestarinë e katër fëmijëve nga prindërit në vitin 2010 për shkak të problemeve me drogën, por më i vogli i tyre u kthye 1 vit më vonë tek nëna.

(Kosova Sot Online)