Tmerri në Qipro: Policia gjen viktimën e pestë të vrasësit serial, një fëmijë

  • 06 May 2019 - 10:01
Tmerri në Qipro: Policia gjen viktimën e pestë të vrasësit serial, një fëmijë

Nikosia – Policia në Qipro gjeti një kufomë në një liqen të dielën që beson se është viktima e pestë e të dyshuarit si vrasës serial që theri tre gra të huaja gjatë tre viteve dhe nuk qe zbuluar.

Zhytësit e nxorën trupin, që sipas disa burimeve ishte i një fëmije nga një liqen në perëndim të kryeqytetit Nikosia, e njejta zonë ku u gjet një grua e vdekur dhe e futur në një valixhe.

 “Një trup i dekompozuar është gjetur. Nuk është i identifikueshëm dhe tani është dërguar për hetime të mëtejshme,” tha zyrtarisht Policia. Edhe kufoma e fundit e gjetur ishte gjithashtu në një valixhe, shtoi një tjetër zyrtar në vendin e ngjarjes.

Një kapiten ushtrie me 35 vjet karrierë është në burg që nga fundi i prillit me dyshimin se ka vrarë pesë gra dhe vajza të mitura të dy prej viktimave,

Agjensia e lajmeve e Qipros, tha se policia besonte se trupi në valixhe ishte i një fëmije.

Katër nga të vrarat mendohet se janë nga Filipine, përfshirë një nën dhe vajzën e saj.

Një grua nga Rumania dhe vajza e saj tetëvje1#e si dhe një viktimë tjeër janë vrarë po ashtu.

Policia tha se kishte dy rrëfime me shkrim nga i dyshuari si vrasës se ai i kishte lënë takim online atyre grave. Shumicva e atyre grave ishin punësuar si punëtore shtëpie dhe janë zhdukur në periudhën shtator 2016 dhe gusht 2018.

Kjo çështje ka shkaktuar zemërim dhe tmerr në Qipro, pasi këto raste përbëjnë mizoritë më të rënda ndaj grave në kohë paqe në kujtesën e atyre që janë gjallë.

Të premten, Presidenti i Qipros shkarkoi Shefin e Policisë për mangësi të dukshme në hetimin e grave të zhdukura. Ky vendim pasoi dorëheqjen që kishte dhënë një ditë më parë Ministri i Drejtësisë.

Autoritete, duke pordoru sonar, skanuan një rezervuar uji në një minierë të braktisur ku zbuluan tripun të dielën pasdite.

(Kosova Sot Online)