Kryeministri Haradinaj takon opozitën e Shqipërisë

  • 06 May 2019 - 10:11
Kryeministri Haradinaj takon opozitën e Shqipërisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim një delegacion të partive opozitare nga Republika e Shqipërisë të kryesuar nga Fatmir Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i falënderoi të pranishmit për vizitën e sotme në Kosovë, ndërkaq i njoftoi ata për progresin që ka bërë vendi në fusha të rëndësishme dhe jetike për qytetarët e Kosovës.

“Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm, pavarësisht orientimeve partiake. U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka dhënë për Kosovën në çdo etapë të zhvillimit të saj”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se tani është me rëndësi bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet tona.

Ndërkaq, delegacioni i partive opozitare nga Republika e Shqipërisë të kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane e falënderuan kryeministrin Haradinaj për mikpritjen e sotme, duke shtuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë përkrahëse e fuqishme e shtetit të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)