Lëvizte me armë e hiqej si punonjës policie dhe mashtronte qytetarët, si u zbulua 42-vjeçari pas një…

  • 06 May 2019 - 10:29
Lëvizte me armë e hiqej si punonjës policie dhe mashtronte qytetarët, si u zbulua 42-vjeçari pas një…

Policia e Tiranës ka arrestuar një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policie.

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.4, pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.

Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave.

 

Tiranë Alo 112? Policia arreston një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policie Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.4, pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”. Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Posted by Policia e Shtetit on Monday, May 6, 2019

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(Kosova Sot)