Arrihet armëpushimi mes Gazas dhe Izraelit

  • 06 May 2019 - 10:46
Arrihet armëpushimi mes Gazas dhe Izraelit

Luftimet në Rripin e Gazas janë ndalur pasi militantët palestinezë kanë thënë se është arritur një marrëveshje për armëpushim me Izraelin.

Kjo marrëveshje erdhi pas një fundjave të përgjakshme. Palestinezët e sulmuan Izraelin me qindra raketa, ndërsa ky shtet kreu shumë sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje. Së paku 23 palestinezë dhe katër izraelitë u vranë gjatë përleshjeve të armatosura.

Një televizion i kontrolluar nga Hamasi njoftoi se të dyja palët janë pajtuar për armëpushim, i cili do të fillojë së zbatuari nga ora 4 e 30 minuta në mëngjes sipas kohës lokale. Raportohet se kjo marrëveshje është ndërmjetësuar nga Egjipti, Kombet e Bashkuara dhe Katari.

Megjithatë, Izraeli nuk e ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për armëpushim. Forcat izraelite nuk e kanë përmendur marrëveshjen, por deklaruan se militantët i kanë hedhur 690 raketa në pjesën jugore të Izraelit. Dhuna shpërtheu të premten gjatë një proteste kundër bllokafës në Gaza.

Ministria e shëndetësisë në Gaza njoftoi se 23 palestinezë u vranë gjatë fundjavës. Shumica prej tyre vdiqën të dielën. Në mesin e viktimave ka edhe shumë civilë, përfshirë dy gra shtatzëna dhe një fëmijë, shkruan “BBC”

(Kosova Sot Online)