Aksident në Kaçanik, lëndohen dy persona

  • 06 May 2019 - 10:49
Aksident në Kaçanik, lëndohen dy persona

Një vetaksident ka ndodhur të dielën në Kaçanik, ku si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i automjetit dhe një pasagjer

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës ku deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin në një kthesë dhe ka dalur jashtë rrugës duke u rrotulluar në një teposhtëze.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer.

Të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor dhe janë duke vazhduar trajtimin e mëtutjeshëm

(Kosova Sot Online)