Policia jep detaje për aksidentin në Komoran

  • 06 May 2019 - 11:03
Policia jep detaje për aksidentin në Komoran

Pas një aksidenti që ka ndodhur dje në Komoran, sipas policisë janë lënduar nëntë persona.

Të lënduar janë shoferët e automjeteve dhe shtatë pasagjere gra. Të njëjtit janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit e automjeteve meshkuj K/Shqiptarë dhe shtatë pasagjere të gjitha femra K/Shqiptare. Të lënduarit për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)