Aksident në Kaqanik, lëndohen dy persona

  • 06 May 2019 - 11:34
Aksident në Kaqanik, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur dje në Kaqanik.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin në një kthesë dhe pas daljes nga rruga është rrotulluar.

Dy të lënduarit kanë marrë tretmanin mjekësor.

“Raportohet për një aksident trafiku me ngasës mashkull K-shqiptar. Deri te aksidenti vjen derisa drejtuesi në një kthesë e humb kontrollin mbi automjetin, del jashtë rrugës, rrotullohet në një teposhtë të madhe. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë drejtuesi si dhe pasagjeri mashkull K-shqiptar, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor dhe mbeten për shërim të mëtutjeshëm”

(Kosova Sot Online)