18 vjeçari ndiqet në rrugë dhe theret nga një 45 vjeçar

  • 06 May 2019 - 12:24
18 vjeçari ndiqet në rrugë dhe theret nga një 45 vjeçar

Një 18 vjeçar është vrarë në një nga rrugët e Londrës, pasi që u ndjek me thikë nga një 45 vjeçar dhe më pas u ther nga po i njëjti, bën të ditur policia lokale.

Viktima, u gjend në rrugën Tiverton, në pjesën jugore të Londrës, në ora 09:30 këtë mëngjes. Ai kishte marrë plagë rënda dhe u gjend pa vetëdije, raporton Daily Mail

Ai po ndiqej nga një person i cili kishte një bluzë të kaltër, gjatë kohës sa e kreu sulmin. Personi është ende i panjohur nga policia, pë arsye se ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ai u dërgua në spital në momentin që u gjet, por ndërroi jetë në orën 10:51. Të afërmit e tij u njoftuan në momentin që ai u gjet, por nuk arritën që ta shohin më të gjallë.

Kjo vdekje në Londër, është dyta brenda 24 orëve, ku mbrëmë një person 52 vjeçarë ishte shkelur nga një makinë, e cila po e ndiqte atë.

Ende nuk dihet se pse kohëve të fundit, në Britaninë e Madhe, po ka aq shumë raste dhune, madje ka pasur edhe dy incidente tjera, njëri në Birmingham dhe tjetri në Notingham, por që fatmirësisht, pa të vdekur.

(Kosova Sot Online)