Apeli i vërteton dënimin babait monstër që vrau të birin në Kamenicë

  • 06 May 2019 - 12:26
Apeli i vërteton dënimin babait monstër që vrau të birin në Kamenicë

Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimin prej 25 vjetësh burgim Gani Bërnjashit, i akuzuar për vrasjen e djalit të tij të vetëm. Ai akuzohet se e rrahu për vdekje djalin e tij 14 vjeçar. Vrasja ndodhi në maj të vitit të kaluar

Përmes një komunikate për media, Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit G.B. , kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 31.01.2019. Aktgjykimi në fjalë është vërtetuar.

G.B. është dënuar nga gjykata e shkalles së parë me 25 vjet burgim, si fajtor për vrasjen e djalit të tij të mitur, tanimë të ndjerit L.B., duke kryer këshu veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, ndërsa është aplikuar drejt edhe ligji penal.

“Gjykata e Apelit në tersi i mbështet konludimet e gjykatës së shkalles së parë, edhe sa i përket vendimit mbi dënim, për të cilin vlerëson se më të do të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)