Shpërthen Haziri, Thaçi është gati ta jap tërë Kosovën për t`i shpëtuar Gjykatës Speciale!

  • 06 May 2019 - 12:57
Shpërthen Haziri, Thaçi është gati ta jap tërë Kosovën për t`i shpëtuar Gjykatës Speciale!

Edhe pse mbetet akoma pikëpyetje e madhe dhe në formula e finalizimit të bisedimeve me Serbinë, analisti politik Nexhat Haziri vazhdon të beson se Hashim Thaçi do të bëjë shumëçka që të mos tërhiqet nga ideja e shkëmbimit të territoreve, vetëm që me këtë kompromis të shpëton nga Gjykata Speciale, që do të ndjek krimet e luftës dhe të pas luftës, sepse kështu mundë të jenë marr vesh, bërë Pazar, me presidentin serb Vuçiç dhe ndonjë shërbim të huaj të inteligjencës.

“Dosjet e trasha inkriminuese në të cilat përfshihet emri i Presidentit Thaçi në periudhën gjatë luftës dhe pas, kanë qenë arseja kryesore që presidenti Thaçi të filloj një dialog pa kushte me Serbinë, edhe në kohën sa ishte kryeministër i vendit , në tentim për të arritur çfarëdo marrëveshje me Serbinë, coftë edhe me këtë planin e përbashkët më presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Rama, në të ashtuquajturin “shkëmbim të territoreve” dhe “korrigjim të kufijve”?.

E tëra kjo nguti e presidenti Thaçi për të arritur çfarëdo marrëveshje me Serbinë, duke shkelur kushtetutën e vendit dhe duke e rrezikuar edhe vet ekzistencën e shtetit të Kosovës, ka ardhur si rezultat I presionit dhe rrezikut që e ka ndjerë nga Gjykata Speciale në të cilën do të trajtohen edhe vrasjet e luftës por edhe ato të pasluftës të konsideruara si vrasje politike, dhe sigurisht për të shpëtuar lëkurën e tij ai është këshilluar nga qarqe anti shqiptare dhe anti Kosovë për përshpejtuar arritjen e një marrëveshje me Serbinë e cila do të quhet paqësore dhe historike, ku në këto raste tribunalet e drejtësisë, siç është gjykata special do të mund të pushonin si rezultat I kësaj marrëveshje paqësore”, theksoi analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, duhet theksuar se për presidentin Thaçi nuk rëndojnë vetëm vrasjet gjatë dhe pas luftës, por ai po ashtu edhe nga shumë shërbime të inteligjencës perëndimore dhe media është cilësuar edhe si koka e rrjetit të krimit të organizuar në vend.

“Mbase duke qenë I vetëdijshëm për të gjitha këto, presidenti Thaçi nuk ka qenë indiferent dhe për të realizuar planet e tij për ndarjen e Kosovës në vija etnike në emër të një marrëveshje finale me Serbinë, me fokus të veçantë shpëtimin e lëkurës së tij, natyrisht se me parat e taksapagueseve Kosovar ka paguar dhjetëra miliona, sidomos në Uashington për të gjetur mbështetje për planet e tij sa I përket dialogut me Serbinë dhe marrëveshjet eventuale me shtetin serb, dhe po ashtu për ta fuqizuar pozicionin e tij në skenën politike të vendit, si një nga aktorët kryesor të vendim marrjes”, tha për “Kosova Sot Online” analisti Nexhat Haziri.

Këto lobime të dëmshme dhe jo transparente, sipas Hazirit, do të duhet të ishin në fokusin e kuvendit të Kosovës, ku do të kërkohej përgjegjësi për keqpërdorim të parasë publike nga ana e presidentit Thaçi dhe të ideve të tij anti-kushtetuese, mirëpo si duket institucioni më I lart ligjvënës në vend, sipas hairit po tregohet I pa fuqishëm në raport me presidentin Thaçi, I cili tashmë çdo ditë e më shumë po shfaq tiparet e një diktatori sepse e ka edhe mbështetjen e partisë së tij përmes së cilës ka shtrirë ndikimin në të gjitha institucionet në vend.

“Dhe këto sjellje sikur po i a mundësojnë ndikimet e fuqishme të tij që ka në PDK, në Kuvendin e Kosovës, në qeveri dhe po ashtu në institucionet e ndjeshme të sigurisë në polici dhe AKI”, theksoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )