Komiteti i benë thirrje publike kompanisë "Devolli", që të dorëzojnë të gjithë kapitalin e plaçkitur

  • 06 May 2019 - 13:04
Komiteti i benë thirrje publike kompanisë

Sipas një komunikate të lëshuar për medie, më 4 prill, në Krahinën e Lumës- Kosovë, është formuar një organizatë e re e cila ka për qëllim mbrojtjen e të gjitha trojeve shqiptare, siç thuhet, si kundërvënie ndaj zhvillimeve të fundit dhe tendencave për tregti nga individ dhe grupe të caktuara me këto troje. Komunikata është nënshkruar nga kryetari I sajë I zgjedhur në kuvendin themelues Reshat Badallaj.

“Në krahinën e Lumës u themelua Komuniteti "PËR MBROJTJEN E TROJEVE SHQIPTARE". Në Kuvend morën pjesë burra nga të gjitha trojet shqiptare brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë në një situatë tepër të acaruar në mbarë trevat shqiptare. Në ketë Kuvend, u zgjodh kryesia prej 7 anëtaresh nga;Shqipëria,Kosova,Maqedonia,Çamëria (banues në Shqipëri), Malësia,Lugina, ndërkaq, përfaqësuesi nga Sanxhaku ka dërguar përkrahjen me shkrim për Kuvendin.

Kryetar u zgjodh,Reshat Badallaj-Zhuriani, veprimtar dhe i burgosur politik. Me pëlqimin e te gjithë anëtarëve, Zhuriani pranoi që të del me emër dhe mbiemër publikisht”, thuhet në këtë komunikatë që e transmeton “Kosova Sot Online”.

“Komiteti"PËR MBROJTJEN E TROJEVE SHQIPTARE" me seli ne krahinën e Lumës është themeluar në prill te vitit 2019. Kjo ide lindi krahas lëvizjeve dhe organizatave të gjera patriotike,politike e kombëtare,sepse pazarxhinjt për interesa të tyre personale i kanë hedhur në pazar trojet tona”, thuhet Tutje në komunikatën e kësaj organizate të nënshkruar nga Reshat Badallaj. Komiteti thuhet se vepron në të gjitha trojet shqiptare dhe asnjë nga anëtarët nuk është anëtarë i partive të tanishme politike.

Po ashtu bëhet e ditur se organizata Komiteti ka hartën me trojet kombëtare si simbol i BASHKIMIT (pa dhunë), bashkëpunon me të gjithë patriotët që kanë karakter kombëtar, por,askush nuk guxon të jetë anëtar i partive politike që kjo organizatë i konsideron si të shitura.

Po ashtu thuhet se Komiteti "PER MBROJTJEN E TROJEVE SHQIPTARE" bazament dhe synim kryesor ka: Çlirimin definitiv te tokave shqiptare që e kanë hedhur në Pazar, siq thuhet “krye langonjt dhe krye kuislingët, të sojit të Hashim zezës, që për interesa të tia personale për t´i shpëtuar Gjykatës Speciale që e ka hedhur si plaçkë pazari vendin.

Ky komitet angazhohet edhe kundër kompanive të mëdha që janë duke punuar kundër interesave të popullit dhe shtetit dhe kundër bashkëpunëtorëve me regjimin e kaluar serb dhe të tashmin.

“Komiteti i benë thirrje publike bande serbiane Devolli,"grobarve" te Shqiptarie, që të ndalin vjedhjen dhe të dorëzojnë të gjithë kapitalin e plaçkitur, me miliarda që e shkatërruan buxhetin e Kosovës....

Këlyshi i Serbisë fashiste,langoi i Udb-es serbe me librezë zyrtare,spiuni, tradhtari dhe argati i kryekriminelit te Serbise, Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu, të largohet nga Kosova,pa kërcënim dhe pa dhunë, sepse shumë te zeza i ka bërë trojeve shqiptare, ka dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve dhe i ka ra kambanave të mortit kundër trojeve shqiptare”, thuhet në këtë komunikatë që e transmeton Kosova Sot Online. Organizata angazhohet dhe kërkon dorëheqjen e qeverisë që po plaçkitë vendin dhe popullin, që po lejon edhe shkatërrimin e pasurive të mëdha që ka vendi, duke apostrofuar edhe PTK-në.

 

Pasuria e plaçkitur nga populli, sipas komitetit, duhet kthyer popullit.

"Kryekomandantët e Rognerit dhe kryekomandantët e ish-Serbosllavise",të kthejnë pasuritë e vjedhura, t´i lirojnë pronat e uzurpuara nëpër qytete e fshatra,t´i kërkojnë falje DËSHMAORVE TË KOMBIT, që tradhtuan gjakun e tyre dhe u pasuruan hajnisht. Komiteti i di për se cilin edhe kush ka shitur mirënjohje!”, shton komunikata e kësaj Organizate që e transmeton Kosova Sot Online.

Po ashtu kërkohet edhe shkarkimi- shpërbërja e kuvendit që solli Gjykatën Speciale duke e krahasuar viktimën me xhelatin.

Në këtë njoftim të parë për medie të Komitetit përmenden edhe emra të lartë zyrtarësh shtetëror që urgjentisht duhet të shkarkohen. “Krye hajnat si Fatmir Limaj, me procese maratonike për hajni, hajninë e asfaltit petull dhe krye hajnin dhe këlyshin e Devolleve, Shpend jahtin ose Shpend hajnin, me aktakuzë të ngritur, aktualisht, urgjentisht të shkarkohen, të arrestohen dhe të mos bëjnë sallamadi dhe rrush e kumbulla buxhetin e shtetit...

Pro rusi dhe pro serbi, Behgjet Pacolli, të jep dorëheqje dhe të mos e vë interesin personal mbi interesin shoqëror.

Të gjithë kryebanditët, kryemafio-oligarkët e bandave politike, që deri dje ishin leckaman dhe u bënë super milionerë të dorëhiqen dhe të dorëzojnë urgjentisht kapitalin e vjedhur nga populli dhe që e kanë siguruar padrejtësisht për njëzetë-tridhjetë breza”, thuhet në këtë komunikatë për opinionin publik e që e transmeton Kosova Sot Online.

Tutje thuhet se Komiteti "PER MBROJTJEN E TROJEVE SHQIPTARE" i ka në vëzhgim si nga frenxhitë veprimet e këtyre kryekuislingëve dhe as për një gjë të vogël nuk i kërcënon por ju çon fjalë publikisht se do të ishte mirë të largohen dhe t´i drejtohen drejtësisë për tradhti dhe hajni, t´i dorëzojnë në thesarin e shtetit,të gjitha kapitalet që i kanë të deponuara nëpër bankat e huaja. Po ashtu thuhet se Komiteti nuk ka karakter lokal,por Kombëtar dhe e çmon dhe e vlerëson faktorin e brendshëm, por nuk e nënçmon faktorin e jashtëm (ndërkombëtar).

(Kosova Sot Online )