Canak thotë se Serbia ka kapitulluar

  • 06 maj 2019 - 13:32
Canak thotë se Serbia ka kapitulluar

Kryetari i Lidhjes së socialdemokratëve të Vojvodinës Nenad Canak ka thënë se është hipokrizi e dyfytyrësi që kryetari i Serbisë i lihet faji se e ka tradhtuar Kosovës, dhe se disa nuk e kanë të qartë, e disa bëhen se nuk e kanë të qartë se çështja e Kosovës ka përfunduar në vitin 1999.

Problemi i Kosovës ka eskaluar në vitin 1981, ndërsa ka përfunduar në vitin 1999 me “kapitullimin të cilin e ka nënshkruar Slobodan Milosevici dhe qeveria e tij”.

“Atëherë e kemi humbur luftën e kemi kapitulluar”, ka thënë Canak.

“Për çfarë do të bisedojmë? Nuk do të bisedojmë asgjë”, ka thënë Canak, duke shtuat se mu për këtë është në skenë “kjo torturë”, në të cilën, ka thën ai, “opozita, Jeremici e ekipi” gjoja se do ta shpëtojnë Kosovën nga Vucici.

“Në vitin 2008 (shpallja e pavarësisë së Kosovës) vetëm është operacionalizuar diçka që ishte realizuar. Pas viti ’99 dhe kapitullimit i cili ‘artistikisht’ është quajtur marrëveshja tekniko-ushtarake në Kumanovë, kemi ardhur në pozitë që tërë kohën të vërtitemi rreth Kosovës”, ka thënë Canak në televizionin serb “Pink”.

Se si do të definohen marrëdhëniet e ndërsjella mes Prishtinës e Beogradit mbetet të shihet, thotë Canak, duke shtuar se “duhet të përfundojë ashtu që të nënshkruhet marrëveshja ndërkombëtare”.

“Dhe kjo do të jetë më së miri të ndodhë brenda BE-së. Dhe atëherë do të kemi mundësi për zhvillim të mëtejmë”, ka përfunduar Canak

(Kosova Sot Online)