Populli vuan për kafshatën e gojës, “krushqit” e zhvatjes udhëtojnë në Paris më 1 korrik

  • 06 May 2019 - 14:01
Populli vuan për kafshatën e gojës, “krushqit” e zhvatjes udhëtojnë në Paris më 1 korrik

Derisa krerët e shtetit dhe vartësit e tyre të të ashtuquajturit ekip për bisedime, presidenti Hashim Thaçi, krye parlamentari Kadri Veseli, ryeministri Ramush Haradinaj, dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, siq po I quajnë analistët “asistentë të Thaçit”, me kohë kanë rezervuar biletat dhe po përgatisin valixhet për udhëtim në Paris, në takimin e 1 korrikut, analistët politik vazhdojnë ta shohin këtë agjendë edhe këtë përbëje si një shëtitje të shumicës së tyre vetëm për përfitime personale e shpenzime të kota buxhetore në kurriz të taksapaguesve kosovar.

Së pakut kështu thotë analisti politik Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Deri më tani të gjitha udhëtimet që i ka bërë kjo “bandë” me këta soj hajnash kurrfarë rezultatesh nuk kanë dhënë pos hajnisë dhe se vetëm e kanë shpenzuar paranë e taksa paguesve për dyzen ahengjesh dhe kanë marr mëditje marramendëse, duke bujtur nëpër hotelet me luksoze dhe më të shtrenjta, duke fluturuar me avionët më moderne dhe bile kanë marr edhe gratë e tyre, ndërkaq, populli vuan për kafshatën e gojës, për ilaçe dhe janë duke kërkuar sa më parë që të ikin nga Kosova nga skëterra dhe nga kriza e më e thellë që nuk mbahet mend, të shkaktuar nga këta banditë të këtyre bandave dhe këtyre klaneve mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, duhet të ngritët zëri i popullit, populli në protesta për ti ndaluar pazaret e këtyre njerëzve dhe grupeve të pa përgjegjshme që punojnë kundër interesit të popullit. “Populli duhet pa tjetër të ngrihet në këmbë kundër këtyre bandave që dëmtojnë shtetin dhe e shesin si plaçkë sepse nuk është Kosova vetëm e këtyre krye banditëve me skandale dhe afera korruptive që në asnjë vend të botës nuk ndodhin pos te ne, dhe aq më keq është se as nuk trazohen dhe as nuk burgosen,por akoma veprojnë pa u penguar fare dhe pasurohen hajnisht”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )