Zonja Merkel ju ra shuplakë se nuk mund të shiten tokat e shqiptarëve

  • 06 May 2019 - 14:50
Zonja Merkel ju ra shuplakë se nuk mund të shiten tokat e shqiptarëve

Analisti politik Reshat Badallaj, pas Samitit të Berlinit, e sheh pozicionin e Kosovës në një nivel pak më të lartë të avancimit për të shmangur planin e treshes Thaçi- Vuqiq Rama për ndarjen e Kosovës. Madje ai është optimist se ky plan duhet të konsiderohet i vdekur, por tani para “gjyqit” të popullit për këtë tentativë duhet të dalin e të japin llogari ata që e pranuar dhe paraqesin akoma rrezik për një plan të tillë. Këtë optimizëm Badallaj e mbështet edhe te deklarata e presidentit serb Vuçiq i cili ka thënë se ideja e tij për korrigjimin e kufijve është thyer nga shërbimet sekrete perëndimore.

“Kishte kohë që Serbia fashiste kishte ndërsyer argatët e saj, lugetërit, dallaverxhitë, matrapazët, Hashim Thaçin, çunin e Haxhi Brojës dhe këlyshin, langoin dhe zagarin e UDB-ës serbe, me librezë zyrtare Baton Fazli Haxhiun, për copëtimin dhe tkurrjen e trojeve shqiptare. Këta qyqar vetëm për interesa të tyre personale nuk lanë gur e dru pa lëvizur në dëm të Kosovës. Mesiti që e futi në "këllëf" Hashim zezën, Baton Fazli Haxhiu, që nga fëmijëria ju shërbente gjaksorëve serbianë të gjakut të Drazha Mihajlit, sa që në odën e tyre në Poklek të Drenicës mbanin edhe TRABOJNICËN E ALEKSANDËR RANKOVIQIT, krye kasapit të shqiptarëve që kishte dhënë urdhër publikisht që të lëshohet kosa e vdekjes në kapuç bardhët”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, “Kryebanditët” e majave të shtetit me ndihmën e pushkaxhinjve të Drazha Mihajlit, do t´i futen pazareve për të tkurrur trojet tona dhe për ketë, këta do të takohen tinëzisht me krerët e Serbisë fashiste nëpër hotelet më të shtrenjta dhe për interesa të tyre personale dhe përfitime të kapitalit e karrieriste, do të sjellin në zemër të Kosovës edhe "ZAJEDNICËN", do të shesin jo më pak se 8 mijë e ca hektarë tokë dhe nuk pushuan kurrë së vepruari në këtë rrugë të tradhtisë deri në fillimin e bisedimeve për copëtimin e territorit në bisedime me Serbinë.

Sidoqoftë Badallaj thotë se këta e kanë mashtruar popullin vazhdimisht, edhe pse dëmet shiheshin në veprime, dhe po vazhdojnë të mundohen për ta vazhduar mashtrimin. “Për ta mashtruar popullin lehnin pa pushuar se kinse po i mbrojnë interesat e tyre dhe në anën tjetër jepnin tokat tona si të ishte malli i babës, vidhnin buxhetin e shtetit dhe siguronin pasuri për shumë breza. Këta uzurponin dikasteret më të rëndësishme i punësonin tërë familjarët e tyre ose i përgatitnin për falimentim dhe i gllabëronte banda serbiane, DEVOLLI dhe pastaj ndanin pazarin. Populli nuk kishte kafshatën e gojës në sofër dhe këta bënin dyzen ahengu ku kushtonte një drekë apo darkë mijëra euro dhe një litër verë jo më pak se njëmijë euro. Këta të majave të shtetit tallën me popullatën dhe rininë kosovare që po ia lënë shëndetin vendit. Kanë filluar duke bredhur mëhallë në mëhallë,fshat në fshat, për të lehur, për bandat hajdute. Lehin se për këtë punë paguhen. Do lehin deri kur t´i mbetët ndonjë asht në grykë,por, tashmë i ka mbetur ndonjë DELL nëpër dhembë. Ketë më së miri i di Shpend zeza, apo Shpend jahti, të paktën kështu po e quan populli, duke bërë sallamadi në jahte milionëshe,në ujëra bilur, që fluturonte me avion privat në "HAVA" dhe sokaqeve shkonte me limuzinë. I kishte të gjitha "angari" sepse i kishte dhënë shumë "bakshish" asaj bandës kancerogjene që quhet Devolli!”, theksoi “Badallaj për Kosova Sot Online”.

Mirëpo Badallaj dëshiron të beson se tani të gjitha mashtrimeve po ju vije fundi, pasi sipas tij, po dështon edhe plani i ndarjes dhe copëtimit të territorit të Kosovës. “Hashim zeza me Edvin Kristaq Ramën, Baton Haxhiun,Aleksandër Vuçiqin dhe disa këlysh që i ka rrotull, ditë e natë punonin për copëtimin e Kosovës, në këtë mes u fut edhe Moska, por i erdhi fundi kësaj tradhtie të këtyre tradhtarëve dhe jam tepër i kënaqur që me në fund ky pazar i kësaj kopeje tradhtarësh dhe jo vetëm që mori fund,por me turp dhe u bënë horë për tej horës. Edhe për një gjë jam shumë i lumtur se me kohë kam thënë se këta krye tradhtarë do të dështojnë turpshëm dhe do të ikin me damkën e zezë të tradhtisë.

Përfundimisht,në Berlin, zonja më e fortë botërore, Angela Merkel,i kapi përveshi "gomarët" dhe ju ra shuplakë se nuk mund të shiten tokat e shqiptarëve që i kanë mbrojtur me gjak serbianve dhe shporruni nga keni ardhur. Hashim zeza pa asnjë të bardhë, me serbofilin Baton Haxhiun dhe ata këlyshët aty rrotull u bënë edhe qesharak kur këta u munduan të përbuzin Berlinin! Por e vërteta doli se në Berlin këta tradhtarë vdiqen përgjithmonë bashkë me pazaret e tyre bashkë me pazaret e tyre do të shkojnë në atë "dynja" me faqe të zezë! Kjo është kur thoja se toka nuk sillet vetëm rreth këtyre faqezinjve”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)