Ujësjellësi në Prishtinë tregon sa është i sigurtë uji i pijshëm

  • 06 May 2019 - 15:20
Ujësjellësi në Prishtinë tregon sa është i sigurtë uji i pijshëm

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se sipas analizave të kryera rezulton se uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt

KRU “Prishtina” thotë se cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar  me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën  A dhe C  në Udhëzimin Administrativ  Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.

Ndërkaq bëhet e ditur se numri i mostrave të ujit për pije  për analizën fiziko – kimike  në  gjashtë muajt e ardhshëm supozohet të jetë afro 6.850 mostra të ujit. Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontrollë ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100 për qind.

“Laboratorët tanë të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC. Sipas  planit ditor, javor dhe mujor  për monitorimin  e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU ” Prishtina ” sh.a, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq(Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit , në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues  percjellim kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi”, theksohet në njoftimin e KRU “Prishtina”

(Kosova Sot Online)