Britania arreston dhunuesin serik, ja sa është numri i dhunimeve

  • 06 May 2019 - 15:54
Britania arreston dhunuesin serik, ja sa është numri i dhunimeve

Një person që besohet se quhet Joseph McCann, i dyshuar për tri dhunime në pjesën juglindore të Anglisë, është dërguar në paraburgim nga autoritetet policore.

Policia e rrethoi të dyshuarin në orët e vona të së dielës pasi e kishin përcjellë kur kishte shkuar në një zonë të izoluar rurale në qytetin e Congletonit.

Raportohet se burri i dyshuar ishte fshehur në një dru që ndodhej pranë një rrugice fshati dhe u zbulua nga policia përmes vëzhgimit me helikopterë. Më pas, ai u dërgua në paraburgim rreth orës 3 të mëngjesit.

Më herët, policia rajonale e qytetit Cheshire njoftoi se disa oficerë të trajnuar kanë biseduar me personin e dyshuar. Një burim i afërt me këtë operacion tha: “Ai është rrethuar nga policia dhe nuk do të shkojë askund”.

McCann, 34-vjeçar, ishte duke u kërkuar nga policia si i dyshuar për kërcënimin dhe dhunimin e tri grave në Londër dhe Watford muajin e kaluar.

McCann u identifikua javën e kaluar nga policia në lidhje me dhunimin e dy grave, të cilat ishin marrë me dhunë nga rruga më 25 prill. Më vonë u zbulua se ai është i dyshuar edhe për një dhunim të një gruaje tjetër më 21 prill në Watford.

Policia kishte ofruar shpërblim prej 20 mijë funtesh (23400 euro) për informacione që do ta sillnin kapjen e tij, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)