Daçiq: Kush nga ndërkombëtarët do ta përkrahë iniciativën e Veselit për Tribunal?

  • 06 May 2019 - 16:11
Daçiq: Kush nga ndërkombëtarët do ta përkrahë iniciativën e Veselit për Tribunal?

Paralajmërimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli se së shpejti do të gjendet para parlamentit iniciativa për formimin e tribunalit në Kosovë apo të Gjykatës Ndërkombëtare, i cili do të merret me krimet të cilat i kanë kryer serbët në Kosovë duke se nuk e ka befasuar shumë ministrin serb Ivica Daçiq

Ai thotë se “gjithë këtë e shikon nga këndi i përpjekjes të gjendet një baraspeshë me punën e Gjykatës Speciale e cila po merret me krimet pretenduara të UÇK-së”.

“E kam vështirë të paramendoj se kush nga bashkësia ndërkombëtare do të përkrahë që në Kosovë të themelohet ndonjë tribunal i cili do të dirigjohej nga ish pjesëtarët e UÇK-së, tani të veshur me tesha të politikanëve, e të cilët shumë lehtë mund të gjenden para Gjykatës Speciale për krime të UÇK-së. Unë nuk di përse do të themelohej ndonjë tribunal ndërkombëtar për krimet e serbëve në Kosovë, kur kjo punë tashmë ka qenë në duart e Tribunalit të Hagës. Prandaj mendoj se qëllimi i vetëm i paralajmërimeve të tilla është qetësimi i publikut kosovar në momentin kur priten gjithnjë e më shumë thirrje për liderët e UÇK-së të paraqiten para Gjykatës Speciale”, thotë Daçiq për gazetën serbe “Novosti”.

Përndryshe, para dy muajve Kuvendi i Kosovës ka miratuar një Platformë për dialogun me Serbinë në ë cilën, në mes tjerash është paraparë edhe themelimi i një tribunali i cili do të merret me krimet e serbëve dhe gjenocidit të kryer në Kosovë.

Me këtë rast, Veseli këto ditë ka filluar takimet në parlament me përfaqësuesit e gjyqësisë dhe shoqatat e të pagjeturve dhe viktimave të luftës.

(Kosova Sot Online)