Personi që u përpoq t’i ikë policisë me 26 kilogramë marihuanë dënohet me 2 vjet burg

  • 06 May 2019 - 16:29
Personi që u përpoq t’i ikë policisë me 26 kilogramë marihuanë dënohet me 2 vjet burg

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me dy vjet burgim të pandehurin që ka tentuar t’i ikë si nëpër filma Policisë me 26 kilogramë marihuanë.

Më datë 06.02.2019, të pandehurit me inicialet V.K., i janë gjetur në veturën e marrë me qira, 26 kilogramë marihuanë në fshatin Staradran të Istogut.

“Gjatë patrullimit të policisë, të njëjtit e vërejnë të pandehurin dhe e përcjellin në distancë prej tre kilometrash, ku në një moment edhe fillon të largohet me vrull, por pas një kohe të shkurtër ndalohet dhe pas kontrollimit të automjetit, në bagazh gjenden tetë paketime të mbështjella me ngjitës izolues me ngjyrë kafe me substancë narkotike të llojit Marihuanë”.

“Ndaj të pandehurit gjykata shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjetësh, e në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”

(Kosova Sot Online)