Diplomati gjerman: Pa njohje të Kosovës, nuk ka BE për Serbinë

  • 06 May 2019 - 17:11
Diplomati gjerman: Pa njohje të Kosovës, nuk ka BE për Serbinë

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, është  i cili ka shërbyer edhe si ambasador i Gjermanisë në SHBA, ka deklaruar se nuk ka Bashkim Evropian për Serbinë pa e njohur Kosovën.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter, diplomati gjerman ka shkruar se pas Samitit të Berlinit si duhet të vazhdojmë tutje? Çfarë duhet Serbia të fitojë për njohjen e Kosovës?

Një rrugëtim të shpejtë drejt Bashkimit Evropian? Është e qartë, pa njohje të Kosovës nuk do të ketë anëtarësim. Poashtu Kosova duhet të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe të fitojë liberalizimin e vizave, ka përfunduar Ischinger.

(Kosova Sot Online)