Shpërthen Haziri: Hashim Thaçi me Devollët e kanë kurdisur marrëveshjen për ta falimentuar PTK-në

  • 06 May 2019 - 18:47
Shpërthen Haziri: Hashim Thaçi me Devollët e kanë kurdisur marrëveshjen për ta falimentuar PTK-në

Duke marrë për bazë gjendjen aktuale të PTK-së, analisti Nexhat Haziri në një prononcim për "Kosova Sot Online", vlerëson se "ashtu siç është projektuar nga mafia politike që vije kryekëput nga PDK-ja dhe oligarkët siç është Kompania “Devolli”, kjo kompani edhe do ta ketë fatin, pasi ky plan është detajuar që nga dështimi i PTK-së për t`u privatizuar në vitin 2010, në një proces të kurdisur në stilin mafioz, që patën rezultuar që asnjë investues potencial dhe serioz të mos mirrte pjesë në këtë proces të privatiizmit të PTK-së". Sipas analistit Haziri, "thënë shkurt PTK-ja, tashmë është në gërhamat e fundit të funksionimit të saj si kompani publike, dhe nuk mendoj se gjendjes në të cilën e kanë sjellur mafia politike, mund t`i mbijetoj”.

“Që nga kjo kohë, pas dështimit për t`a privatizuar në mënyrë mafioze PTK-në, PDK-ja e udhëhequr nga Hashim Thaçi, në atë kohë edhe kryeministri i vendit, në bashkëpunim edhe me kompaninë “Devolli” përmes Z-Mobile, kanë kurdisur edhe marrëveshje antiligjore për ta dëmtuar PTK-në, siç është kjo me 26.000.000 euro, gjoja në emër të mospërmbushjes së kontratës nga PTK-ja, ndaj Z-Mobile dhe për ta sjellur para një akti të kryer të falimentimit të saj, e më pas privatizimit, po nga këta, duke u fshehur pas ndonjë kompanie fiktive “fituese” apo të ndonjë kompanie që merret me transport të patateve. Pra edhe PTK-në do e pret fati i dhjetëra kompanive publike që privatizuan dhe u shkatërruan nga “komandantët” në mënyrën më kriminale, dhe se të besosh sot se prokuroria e shtetit do të mund të nisë ndonjë hetim për keqpërdorimet mafioze në PTK, është sikur të besosh në egzistimin e babadimrit”,thotë analisti Nexhat Haziri për gazetën “Kosova Sot Online”

(Kosova Sot Online)