Kryefajtor për falimentimin e PTK-së janë Blerim &Shkëlqim Devolli me …

  • 07 May 2019 - 07:38
Kryefajtor për falimentimin e PTK-së janë Blerim &Shkëlqim Devolli me …

Situata e krijuar së fundmi në PTK, e ka nxitur kryeshefin e Telekomit Bedri Istrefi, të deklaroj se nëse nuk bëhet shpejt një zgjidhje për të mos lejuar shkatërrimin e Telekomit, atëherë, do t’ju prijë 2500 punëtorëve për të kërkuar të drejta në rrugë. Për të mos ndodhur ky skenar, ai u ka bërë thirrje zyrtarëve të Qeverisë të përfshihen në zgjidhjen e kësaj situatë ku Blerim Devolli po kërkon 25 milionë e 900 mijë euro.

Lidhur me këto zhvillime, analisti Gani Qarri në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", ka potencuar se "të vendosur para kësaj gjendjeje pa rrugëdalje kur mafio-oligarku dhe pronari i inkriminuar i Z-Mobile kërcënon hapur me përmbarim, nëse Telekomi nuk i paguan Blerim Devollit, 25 milionë e 900 mijë euro, kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, për të mos ndodhur ky skenar, u ka bërë thirrje publike zyrtarëve të Qeverisë të përfshihen në zgjidhjen e situatës aktuale, përndryshe nëse nuk arrihet shpejt një zgjidhje për të parandaluar shkatërrimin e Telekomit, ai deklaroi se vetë do t’ju prijë 2500 punëtorëve për të kërkuar drejtësinë në rrugë".

"Misioni i turpshëm antikombëtar dhe antishtetëror për shkatërrimin e Telekomit të Kosovës ka vite që ka filluar, apo thënë më saktë, që kur kryetari i atëhershëm i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ishte zëvendësministër i Transportit dhe Telekomunikacionit. Madje edhe në përgjimet e vitit 2011, pikërisht vetë Adem Grabovci dëgjohet qartë se si ia bënte me dije mafio-oligarkut Shkëlqim Devolli që atij "Iu kishte terë fyti" ndërsa pronari i operatorit virtual Z-Mobile, i përgjigjej " U bë shef, që menjëherë po ti çojë" që nënkupton shumën monetare, të dakorduar paraprakisht për lagien e fytit të bosëve të inkriminuar si Adem Grabovci me shokë, i cili ka vite që gjendet në një proces hetimor për korrupsion, por nuk u gjykua kurrë”, thotë analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot online”.

Sipas Qarrit, “të gjithë qytetarët e Kosovës kanë mundësi ta shohin në praktikë se si Adem Grabovcit dhe shokëve të tij të këqinj, u është lagur pareshtur fyti, e madje mund t’u jetë “mbushur” edhe gusha plot, por "arka" e Telekomit të Kosovës, e cila për vite me radhë ka derdhur qindra milionë euro në buxhetin e shtetit të Kosovës tanimë është zbrazur tërësisht dhe gjendet para falimentimit. Të vendosur para kësaj gjendjeje parrugëdalje kur mafio-oligarku dhe pronari i inkriminuar i Z-Mobile kërcënon hapur me përmbarim , nëse Telekomi nuk i paguan Blerim Devollit, 25 milion e 900 mijë euro, kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, për të mos ndodhur ky skenar, u ka bërë thirrje publike zyrtarëve të Qeverisë të përfshihen në zgjidhjen e situatës aktuale, përndrsyshe nëse nuk arrihet shpejt një zgjidhje për të parandaluar shkatërrimin e Telekomit, ai deklaroi se vetë do t’ju prijë 2500 punëtorëve për të kërkuar drejtësinë në rrugë”.

Tutje sipas Qarrit, “Fatkeqësisht, krejt kjo ka ardhur si pasojë e një marrëveshje mafioze dhe totalisht të dëmshme kontraktuale për operimin e Z-Mobile, të lidhur padrejtësisht nga paraardhësja e Telekomit të sotëm,ish PTK-Posta dhe Telekomi i Kosovës, ndaj dhe kompania më fitimprurëse në vend,si Telekomi i cili për vite me radhë ka ndihmuar me qindra miliona euro Qeverinë dhe shtetin, tani ndodhet vet para kolapsit total. Pothuajse njëjtë kanë reaguar edhe sindikalistët "Lidhur me kërcënimin e Z-Mobile ndaj Telekomit të Kosovës për ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit, duke ju bërë me dije pronarëve të Z-Mobile dhe Qeverisë së Kosovës, se ata do të jenë përgjegjës për gjithë kaosin social që mund të shkaktojë ekzekutimi i këtij vendimi arbitrar. Andaj edhe paralajmëruan se nuk do të rrijnë më duarkryq përballë të drejtës së tyre, për ta mbrojtur kompaninë, për të cilën tashmë edhe opinioni publik e di mirë se kush janë janë fajtorët dhe shkaktarët e vërtetë të dëmtimit të Telekomit."

“Fajtorët kryesor për falimentimit te PTK-së është pikerisht Blerim Devolli me të vëllain dhe jo vetëm, por bashke me miqtë e tij pushtetarë të niveleve të larta, të cilëve ai, tash e sa vite, ka marrëveshje për t`ua lagu fytin pandërprerë. Për aq më tepër, edhe prokuroria e kapur, dhe e kontrolluar nga Klani PRONTO, as që guxon fare të hapë hetimet dhe të fusë në burg kriminelët e politikës, pushtetarë të nivelit më të lartë”, thotë analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)