Miliona euro për lobim dhe për agjentët e UDB-së, për të propaganduar ndarjen e Kosovës

  • 07 May 2019 - 07:42
Miliona euro për lobim dhe për agjentët e UDB-së, për të propaganduar ndarjen e Kosovës

Tema e bisedimeve me Serbinë dhe opsioni që ishte në tavolinë për shkëmbim territoresh, vazhdon të jetë akoma tema debati në mesin e  njohësve të zhvillimeve politike në vend. Analistët mendojnë se kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, e pranoi në fillim me shumë lehtësi idenë e shkëmbimit- korrigjimit, si kompromis që  ai të hiqet nga lista e të dyshuarve për  krimet- vrasjet gjatë dhe pas luftës në Kosovë, për çka është formuar dhe   po vepron Gjykata Speciale.  Një  opsion të tillë e thotë edhe analisti politik  Bislim Aliu në prononcimin për “Kosova Sot Online”.

 "Gjithsesi rastet e vrasjeve gjatë luftës, por edhe pas luftës, raste që janë në Gjykatën Speciale, mund të jenë arsyet që po e shtyjnë Hashim Thaçin, me çdo kusht t'ia mundësojnë Aleksandër Vuçiqit ndarjen e Kosovës, të cilën ai vazhdimisht po i quan "shkëmbim të territoreve" dhe "korrigjim të kufijve"! Kjo pra, është arsyeja se pse Hashim Thaçi, po e implementon me shumë zell projektin serb për korrigjim kufiri, gjegjësisht ndarjen e Kosovës, pasi që Thaçin e ka kapë paniku se emri i tij mund të jetë në listën e të akuzuarve të Speciales për krime. Andaj, për këtë, nga frika Thaçi po shpërndan dhjeta miliona euro të tatimpaguesve kosovar, në kontot e kompanive lobuese, të cilat po paguhen për të lobuar për ndarjen e Kosovës”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Gjithashtu ai thotë se "jo vetëm  organizatave të huaja, por edhe  grupeve dhe medieve të ndryshme në vend po ju ofron mbështetje financiare që ta mbështesin në këtë ide. Ndaj, shumë miliona euro i ka dhënë deri më tani Hashim Thaçi , për lobim jashtë Kosovës, por edhe disa miliona të tjerë, agjentëve të UDB-së, të cilët kanë edhe televizione në Kosovë, e që po propagandojnë fuqishëm , në kundërshtim me Kushtetutën pro ndarjes së Kosovës, për ta shpëtuar Thaçin nga Specialja. Andaj, a thua, pse Kuvendi nuk kërkon përgjegjësi për dhjetëra miliona euro të popullit që Hashim Thaçi , po i shpërndanë tek kompanitë lobuese për ndarjen e Kosovës, në shkelje të Kushtetutës, si kundërshpërblim të shpëtoj nga Gjykata Speciale”, theksoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )