Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

  • 07 May 2019 - 07:45
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Mbahet bashkëbisedim me shoqërinë civile dhe mediat, për komunikimin e procesit të integrimit evropian “Komunikimi strategjik dhe bashkëpunimi efektiv”. (Kuvendi i Kosovës, salla 405, ora 09:00) 

Fillon punimet  Konferenca Internacionale “WAD Wofirld Asthma Day- Prishtina 2019”. (Instituti i Historisë, salla universitare në Kampusin Universitar, ora 09:00)

Organizata jo-qeveritare “Germin” bën lansimin e Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit. (Ambientet e Komunës së Prizrenit, ora 09:00, konferenca mbahet në ora 10:00)

Zyra e BE-së në Kosovë organizon aktivitetin “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00) 
 
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2018. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303, ora 10:00)

Prezantohen gjetjet e anketës nga 38 komunat e Kosovës “Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave” (MCI 2019). (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00) 

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën “Mbi kushtetutën federale të Konfederatës Zvicerane”. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë, ora 10:00)

Takohet Komisioni parlamentar për hetim në PTK dhe Vala. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303, ora 10:00)

Diskutohet Raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel “Emerald”, ora 10:30)

Prezantohet Plani Komunal i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë  dhe ceremoninë e dhënies publike të Kartës së Energjisë të Kosovës. (Restorant “Vapiano” Mitrovicë, ora 10:30)

Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, shqyrton draft-rezolutën për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb. (Kuvendi i Kosovës, Salla N10, ora 11:00) 

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim një delegacion nga Iowa. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 11:00) 

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00) 

Me rastin e Ditës së Evropës, mbahet debate “Potenciali i Rinisë së Kosovës drejt BE-së dhe Promovimi i vlerave të BE-së”. Marrin pjesë: Ministrja Dhurata Hoxha; Shefja e BE-së Natalia Apostolova etj. (“Shtëpia e Kulturës”, Kamenicë, ora 11:00) 

Do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi. (ASHAK, ora 11:00)

Mbahet takimi Komisionit Ad-hoc për përmirësimin e procesit zgjedhor. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

Bëhen homazhe në 21-vjetorin e rënies heroike të heroit të kombit Bahri Fazliu. (Lapidari i heronjve, Fahri dhe Bahri Fazliu, Llaushë, ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00) 

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala vizitojnë fabrikën për prodhimin e veshjeve “TexCo”. (Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, rr. “Gjergj Fishta”, ora 12:00) 

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të bëjë përurimin e objektit të ri të Ambulantave të reja specialistike në QKUK. (Objekti i ri i Ambulantave Specialistike, QKUK, ora 13:00) 

Mbahet takimi i Komisionit për Legjislacion dhe Mandate. (Kuvendi i Kosovës, Salla C203, ora 13:00)

Gjykata Supreme bën promovimin e “Përmbledhjes nga Praktika Gjyqësore e Gjykatës Supreme në Kontestet Pronësore”. (Gjykata Supreme, Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

Mbahet punëtoria  “Barazia gjinore në media”. (Hotel “Sirius”, ora 13:15)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bëjnë vendosjen e gurthemelit të Muzeut të Historisë së Natyrës. (Në parkun “Te Pishat”, Sllatinë, Fushë Kosovë, ora 14:00 ) 

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Betejës së Çabratit. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 17:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e organizuar për Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 19:00)

(Kosova Sot Online)