Lotaria Amerikane/ Sot mësoni nëse jeni fitues, ja si të veproni

  • 07 May 2019 - 08:48
Lotaria Amerikane/ Sot mësoni nëse jeni fitues, ja si të veproni

Te gjithe ata qe kane aplikuar dhe jane ne pritje te nje pergjigje per lotarine amerikane, sot do te mesojne nese jane apo jo fitues.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Sipas ambasades amerikane, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

(Kosova Sot Online)