Akuza kundër Haradinajt: Financuesit Devolli, Kelmendi, Abrashi po...

  • 07 May 2019 - 10:18
Akuza kundër Haradinajt: Financuesit Devolli, Kelmendi, Abrashi po...

Mënyra se si qeveria e Kosovës po heq taksat në mënyrë individuale, vetëm për kompani të afërta me qeverinë, ka ngjallur reagime të ashpra tek analistët politik të cilët e konsiderojnë këtë si një keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe favorizim të pa drejtë të bizneseve klienteliste.

Sipas analistit Gani Qarri ky është veprim korruptiv që nuk ka të ndalur dhe nuk ndiqet nga askush.

“Heqja e taksave në mënyrë individuale nga kryeministri Ramush Haradinaj, siç veproi së fundmi me Ramiz Kelmendin, i cili është një prej financuesve potencial të AAK-së, heqja e taksës edhe ndaj Gazmend Abrashit për duhan, edhe ky nënkryetar i AAK-se,si dhe zgjerimi i sërishëm i licencave për monopole mafio-oligarkut Shkëlqim Devollit,po ashtu financues i AAK-së,flet hapur se në Kosovë konflikti i interesit dhe korrupsioni e krimi i organizuar, sa më shumë që kritikohen, aq më shumë lulëzojnë, sikur të ishin të mbjellur me "ajam"në arat hiper-prodhuese me sistemin e ujitjes nga sistemi i Radoniqit, prej të cilit pi ujë edhe kryeministri”, thotë znalisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online” .

Madje Qarri thotë se është i habitur nga fakti i heshtjes edhe nga opozita amorfe, e cila siç duket në të gjitha këto zhvillime antiligjore merr pjesë dhe ka edhe ajo hisen e saj të përfitimeve.

“Ndaj edhe pse sheh çdo dite se si kryeministri Haradinaj merr vendime selektive për interesa te tija private dhe klienteliste, siç veproi edhe me Shkëlqim Devollin duke ia zgjatur dhe zgjeruar monopolin antiligjor dhe antikushtetues të homologimit, siç veproi po ashtu me heqjen e akcizës për duhan, ku përfituesi më i madh do të jetë këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Gazmend Abrashi,dhe ortakët e tij Genc e Shkelzen Bashota, opozita vetëm hesht, sikur të mos ekzistonte fare. ”, ka theksuar analisti Gani Qarri për Kosova Sot Online.

Sipas Qarrit, “të dy këta të fundit janë të lidhur ngushtë me Shpend Ahmetin, ndërsa Abrashi është edhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe bashkëpronari kryesor i fabrikës se cigareve “Premium Tobacco Group”, në të cilën kompani bashkë pronar figuron të jetë edhe drejtori i planifikimit strategjik të Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës, Genc Bashota”.

“ Qëllimi i vetëm i këtij favorizimi të kundërligjshëm, sipas Qarrit është qëllimi i sigurimit të burimeve financiare për financimin e partisë së Ramush Haradinajt por edhe marrja e mitos nëpër kanale të ndryshme në mënyrë që këta të përfitojnë kundërligjshëm. “Si Shkëlqim Devolli dhe gjithë të tjerët, e tani se fundmi edhe Ramiz Kelmendi, i cili është njeri prej financuesve kryesor te AAK-se dhe jo vetëm, siç duket krejt biznesin e bëjnë duke ua lagur fytin pushtetarëve më të lartë të vendit dhe politikave kryesor të opozitës, të cilëve siç duket ua kanë mbyllur gojën me aq shumë para, sa që tani edhe ata heshtin për të gjitha”, tha Qarri për “Kosova Sot Online “.

(Kosova Sot Online )