Shqiptari e serbi bëjnë dallavere: Keqpërdorin me çeqe dhe kartela bankare

  • 07 May 2019 - 11:41
Shqiptari e serbi bëjnë dallavere: Keqpërdorin me çeqe dhe kartela bankare

Të hënën në Vermicë janë arrestuar dy persona pasi dyshohet se të njëjtit kanë keqpërdorur kartela bankare duke përfituar materialisht në mënyrë të kundërligjshme

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës ku dy persona, njëri shqiptar e njëri serb, janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur kartela bankare për të përfituar materialisht në mënyrë të kundërligjshme.

Policia bën të ditur se nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona celularë.

Me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)