Burri nga Kaçaniku keqpërdori fëmijët për pornografi

  • 07 May 2019 - 11:43
Burri nga Kaçaniku keqpërdori fëmijët për pornografi

Të hënën në Kaçanik është arrestuar një person, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Kaçanik, ku njësitet e DHKO’së kanë arrestuar të dyshuarin nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penalë të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi.

Policia bën të ditur se si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një telefon celular.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)